Trajneri i Kosovës, Brendard Challandes ka folur për ekipin kombëtar të Kosovës.
Kosova dhe Serbia vështirë se mund të luajnë ndonjëherë në futboll për shkak të problemeve etnike.
Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes nuk ka dëshiruar të komentojë një përballje të mundshme të Kosovës me Serbinë – pasi ai tha se mendon vetëm për futbollin dhe jo për politikë.
Challandes tha se e njeh historinë, mirëpo preferon të flas vetëm për punën e tij dhe nuk mendon se është personi adekuat për të komentuar një gjë të tillë, e cila vështirë se mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.
“Unë nuk flas për politikë. E di historinë e vendit tuaj, mendoj se nuk jam personi i duhur që duhet të flas për këtë problem”, tha fillimisht Challandes në ‘BlicIntervieë’.
“Mendoj vetëm për futbollin dhe nuk është roli im të flas për këtë situatë”, përfundoi ai.