Gazetari i FAZ ndanë detaje nga libri i Angela Merkel: Ky është i vetmi politikan i gjallë nga Ballkani që e përmend

16:38 | 26 November 2024
gazetari-i-faz-ndane-detaje-nga-libri-i-angela-merkel:-ky-eshte-i-vetmi-politikan-i-gjalle-nga-ballkani-qe-e-permend

Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka zbuluar detaje nga libri i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilat lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Martens thotë se nga 700 faqe kujtime, është vetëm një politikan i gjallë nga Ballkani Perëndimor të cilin Merkel e përmend në mënyrë eksplicite, shkruan Gazeta Express.

Gjithashtu thotë se ka përmendje të tjera nga rajoni më i gjerë ku përfshihen dy politikanët rumunë Raian Basescu dhe Nicoal Ceausescu, gjithshtu nga Serbia, Sollobodan Millosheviq.

Gazetari gjerman thotë se ajo që është e jashtëzakonshme në librin e Merkel është sea jo s’përmend fare në kujtimet e saj as Edi Ramën, as Aleksander Vuçiqin, Bojko Borisovin apo Boris Tadiqin.

“Asnjërin”, shkuan Martens.

Në fund të shkrimit të tij, Martens thotë e i vetmi politikan i gjallë që Merkel e përmend në kujtimet e saj është ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Në Ballkanin Perëndimor, i vetmi politikan (i gjallë) që Merkel përmend në kujtimet e saj është Zoran Zaev, të cilin ajo e quan “guximtar dhe i vendosur”. Kjo është për të”, ka shkruar Martens./GazetaExpress/

Komento: