Gazetari i njohur kërcënohet nga drejtori për kulturë në Skenderaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gazetari i njohur kërcënohet nga drejtori për kulturë në Skenderaj

20:38 | 20 Dhjetor 2019

Drejtori për kulturë në Skenderaj ka kërcënuar një gazetar.

Gazetari Kajtaz Geci ka marrë kërcënime nga Ramiz Shala që është drejtor për kulturë në Skenderaj.

Gazetarët kanë për detyrë që të raportojnë.

Por jo çdo shkrim i tyre mund t’iu përshtatet interesave të njerëzve që janë në pushtet.

I tillë ishte edhe një shkrim që bëri gazetari, Kajtaz Geci.

Geci teksa bëri një raportim për shpërndarjen e subvencioneve nga Komuna e Skenderajt ndër të tjera kishte shkruar edhe për drejtorinë që ka nën menaxhim këtë drejtori, Ramiz Shala.

Drejtorit të Kulturës nuk i pëlqeu që emri i tij doli në gazetë.

Geci që shkruan çdo ditë për këtë pjesë të Kosovës, thotë se Ramiz Shala bënë problem të llojit të tillë çdo ditë.

Është kontaktuar Ramiz Shala. Ky i fundit përmes telefonit i ka thënë televizionit se nuk ka çka të shtoj dhe Kajtaz Geci sipas ti është duke gënjyer.

E për këtë rast janë të njoftuar jo vetëm kryetari i komunës së Skenderajt por edhe policia e Kosovës.

Gjatë së enjtes edhe policia në Skenderaj e kanë marrë këtë informatë.

Mirëpo siç merret vesh kjo organet e rendit ende nuk ka arritur të intervistoj Ramiz Shalën.

Emri i Shalës ishte përfshirë edhe në një rrahje që kishte ndodhur në asamblenë komunale.

Sipas raportimeve Ramiz Shala kishte rrahuar asamblistin Malsor Bejta nga Iniciativa Qytetare 40000.

Komento: