Gazetari i njohur zbulon ofertën e Milanit për talentin nga Franca

13:51 | 08 Korrik 2021

Gazetari pretendon se Milani ka bërë një ofertë prej 2 milion € për anësorin e djathtë premtues

Milani gjithmonë është duke kërkuar lojtarë në treg dhe shefi i tyre i parë, Geoffrey Moncada, po i mban sytë tek disa lojtarë premtues.

Më i fundit që është lidhur me klubin është Warren Bondo, i lindur në 2003, përcjell ORAinfo.

17-vjeçari luan për skuadrën e Ligue 2 AS Nancy dhe kryesisht luan si mesfushor i djathtë.

Në formacionin e Milanit, duhet të supozohet se ai do të ishte një krah i djathtë, megjithëse ka shumë të ngjarë të fillonte me ekipin Primavera.

Sipas gazetarit Ekrem Konur, Rossonerët kanë paraqitur një ofertë prej 2 milionë euro te pala franceze për Bondo.

Një ofertë që pala e Ligue 2 mund të mos jetë në gjendje ta refuzojë, duke marrë parasysh klimën financiare për shkak të Covid-19.

Mbetet të shihet nëse këto raporte do të konfirmohen në Itali, por sigurisht që do të ishte një nënshkrim për të ardhmen dhe jo për të tashmen. Këtë sezon të kaluar, Bondo shënoi një gol në 13 paraqitje për klubin. /ORAinfo/

Komento: