
Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale thuhet se shihet një folës në televizionin iranian i cili u shfaq për të dhënë lajmin e vrasjes së Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Dhe siç shihet në pamjet e publikuara, ai shpërtheu në lot ndërsa lexonte deklaratën. Irani konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të tij të dielën herët sipas kohës lokale, një ditë pasi filluan sulmet amerikane dhe izraelite në këtë vend.
Në këtë drejtim, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Irani ka shpallur 40 ditë zie pas vdekjes së Khameneit.
Siç u raportua më herët, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në kompleksin e tij në kryeqytetin Teheran, raportuan mediat shtetërore iraniane. Khamenei u vra “në zyrën e tij në shtëpinë e udhëheqësit” ndërsa “kryente detyrat e tij” në kohën e sulmit herët të shtunën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Fars.
Dhe pas konfirmimit të vdekjes së tij, autoritetet shtetërore të Iranit kanë nxituar të zotohen për hakmarrje. Qeveria iraniane tha në një deklaratë se “ky krim i madh nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje dhe do të kthejë një faqe të re në historinë e botës islamike”. /Telegrafi/
Here’s the moment a tearful host on Iranian state TV confirmed this morning that Supreme Leader Ayatollah Ali Khamenei was killed in US and Israeli air strikes.
The Iranian government has announced 40 days of mourning and a week-long holiday to mark Khamenei’s death. https://t.co/OQSE4o2q8L pic.twitter.com/xpWTq0Yp3w
— Shayan Sardarizadeh (@Shayan86) March 1, 2026
BREAKING: Iranian state TV has confirmed that Supreme Leader Ayatollah Ali Khamenei was killed in Israeli and US strikes today.
A tearful host on state TV’s channel one announced the news live just now. pic.twitter.com/fbIpaRz9sz
— Shayan Sardarizadeh (@Shayan86) March 1, 2026