Rashica afër Leipzig – gazetari italian zbulon detajet.
Milot Rashicia është gjithnjë e më afër Leipzig.
Pas konfirmimit të drejtorit sportiv të Werder Bremen se Milot Rashica do të largohet nga skuadra në fund të sezonit, kanë filluar spekulimet për skuadrën e ardhshme.
Sipas raportimeve të gazetarit italian, Nicolo Schira, Miloti është shumë afër kalimit te Leipzig, përcjell lajmi net.
Leipzig thuhet se do të paguajnë 15 milionë euro për kartonin e lojtarit kosovar.
Detjaet të tjera janë ato që do të finalizojnë marrëveshjen për yllin e Bremen.
Rashica shihet si zëvendësues i Timo Werner, i cili së fundmi ka kaluar nga Leipzig te Chelsea.