Në Kosovë po qëndron kohëve të fundit gazetari i njohur kroat Velmir Bujanec.
Ai ka shpërndarë disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet se ka vizituar shtatoren e Skënderbeut në Prishtinë.
Pos kryeqytetit ai ka vizituar edhe qytetin e Prizrenit, në disa nga këto fotografi ai shihet se ka bërë shqiponjën.
“Më mirë një ditë në Kosovë, sesa 1000 mijë në Serbi”,ka shkruar Bujanec në postimin tij.