Gazetari kroat thotë se më mirë një ditë në Kosovë, sesa 1000 mijë në Serbi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gazetari kroat thotë se më mirë një ditë në Kosovë, sesa 1000 mijë në Serbi

17:13 | 31 Janar 2019

Në Kosovë po qëndron kohëve të fundit gazetari i njohur kroat Velmir Bujanec.

Ai ka shpërndarë disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet se ka vizituar shtatoren e Skënderbeut në Prishtinë.

Pos kryeqytetit ai ka vizituar edhe qytetin e Prizrenit, në disa nga këto fotografi ai shihet se ka bërë shqiponjën.

“Më mirë një ditë në Kosovë, sesa 1000 mijë në Serbi”,ka shkruar Bujanec në postimin tij.

Komento: