Situata në Afganistan nuk është e qetë.
Talibanët hynë në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, në mënyrë paqësore, raportoi Nick Paton Walsh i CNN.
Ai tha se po dëgjojnë të shtëna armësh, por që nuk ka raporte për luftime rrugë më rrugë ose forca afgane të sigurisë të grumbulluara në zona të veçanta për të parandaluar hyrjen e tyre.
“Ne po dëgjojmë të shtëna armësh këtu dhe atje, por nuk ka raporte për luftime rrugë më rrugë ose forca afgane të sigurisë të grumbulluara në zona të veçanta për të parandaluar hyrjen e tyre. Ne nuk jemi në gjendje të shkojmë përreth dhe të jemi dëshmitarë të këtyre ngjarjeve, ata po lëvizin butësisht nëpër qytet”, tha ai.
Ai shtoi se është kohë e paparë, “Pjesërisht, sepse askush nuk e kishte imagjinuar se talebanët do të hynin në qytetin e gjashtë milionë njerëzve pa pengesa“, dhe sepse Presidenti Afgan “tha se ai në thelb donte të qëndronte pranë dhe tani është zhdukur”.