Gazetari shqiptar që e veshi fanellën e Serbisë i kërkon falje trajnerit, vëllai i të cilit ra dëshmor

12:38 | 26 August 2024

Gazetari i njohur sportiv shqiptar, Ervin Baku e ka sqaruar mbrëmë në emisionin “Favorit” veshjen e fanellës së Serbisë në një lidhje të tij direkte me një televizion shqiptar.

Baku tha se nuk e kishte ndërmend ta ofendonte e as ta lëndonte askënd dhe për këtë kërkoi falje.

Atij ndërkohë i reagoi mysafiri i emisionit, Taulant Dajaku, i cili i tha se ka lënduar shumë njerëz, duke ia përmendur edhe trajnerin Tahir Lushtaku, që po ashtu ishte mysafir mbrëmë në “Favorit”, vëllai i së cilit ra dëshmor në luftën e fundit në Kosovë.

Baku i kërkoi falje Lushtakut, ndërsa tha se nuk e ka asnjë dyshim se Kosova është zemra e Shqipërisë.

Komento: