Gazetari shqiptar surprizon kryeministren serbe, e pre me bluzë me mbishkrimin “Sapo dolëm nga pylli”

16:12 | 26 August 2019

Ana Bërnabiq është ndjer në siklet me të hyrë në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ndodhej për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku nuk i ka shpëtuar provokimit të një gazetari shqiptar.

Furkan Saliu kishte zgjedhur të vishte një bluze me figurat më të njohura shqiptare dhe me mbishkrimin: “Sapo dolëm nga pylli”.

Kjo zgjedhje e gazetarit është bërë për të ironizuar deklaratën fyese të Bërnabiq ndaj liderëve shqiptarë të Kosovës, të cilët i quajti “njerëz që kanë dalë nga malet”.

Gazetari e pyeti kryeministren përse nuk po hapet pika kufitare Preshevë-Llojan, ndërkohë që Brnabiq tha se po shqyrtohet si mundësi.

Ajo nuk bëri asnjë koment mbi bluzën ku ndodheshin, ndër të tjera fotot e Nënë Terezës, Xherdan Shaqirit, Rita Orës, Bebe Rexhës apo Majlinda Kelmendit./Tch

Komento: