Gazetarit Vehbi Kajtazi i gjendet një pajisje e dyshimtë në veturë

11:49 | 31 October 2024
gazetarit-vehbi-kajtazi-i-gjendet-nje-pajisje-e-dyshimte-ne-veture

Gazetari  Vehbi Kajtazi ka njoftuar se ka zbuluar një pajisje të dyshimtë në automjetin e tij gjatë një kontrolli rutinë në servis.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Kajtazi thotë se pajisja është gjetur pranë rrotës së majtë të makinës, derisa në vend të ngjarjes gjendet Policia, raporton Front Online.

“Sot kam sjell veturen ne servis per kontroll. Gjate kontrollit eshte zbuluar se ne veturen time eshte nje pajisje e dyshimte e vendosur ne anen e majte afer rrotes. Policia eshte ne vend te ngjarjes duke pritur njesite e specializuara”, shkroi Kajtazi të enjten.

Ai theksoi se për këtë rast është njoftuar edhe prokurori I shtetit. /FrontOnline/

 

Komento: