Ardita Sylejmani, gazetare e RTK-së, humbi jetën gjatë lindjes.
Gazetarja me prejardhje nga Gjilani dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes.
Varrimi i së ndjerës bëhet të dielën me datë 22.09.2019, në orën 16:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan.
Ndërsa e pamja mbahet në Kompleksin “Universal” (banesat e gjelbërta afër shkollës “Mileniumi i Tretë” Rr.Isa Kastrati, Mati I).
Kujtojmë që ajo la pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.