Gazi lotsjellës i para 10 vjetësh në parlament, shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët

16:50 | 21 Mars 2026
gazi-lotsjelles-i-para-10-vjetesh-ne-parlament,-shpallen-te-pafajshem-haxhiu-dhe-te-tjeret

Kryeparlamentarja, Albulena atëkohë deputete dhe ish deputetët Donika Kadaj- Bujupi, Pal Lekaj dhe Besa Baftiu janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë pas 10 vjetëve lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga Musa Damati, avokat i Pal Lekajt i cili tha se ky është një triumf i mbrojtjes.

“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i mbrojtjes në procedurat e përfaqësimit të bëra ndër vite, dhe më në fund është një triumf i drejtësisë dhe është një fitore e pastër juridike në raport me të mbrojturin tim”, tha ai në një adresim për media.

Ndërkaq, edhe Burim Halili, avokat i shefes së parlamentit, Albulena Haxhiut bëri me dije se e njëjta është shpryetares së Kuvendit tha se kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka marrë veprime kundër Asociacionit dhe se është shpallë e pafajshme për rastin e gazit lotsjellës.

Komento: