Gazidis: Pioli është zgjedhja ime e parë.
Drejtori gjeneral i Milanit, Ivan Gazidis ka thënë se Stefano Pioli ishte zgjedhja e tij e parë dhe e vetme, duke qëndruar në klub deri në vitin 2022.
Në mbrëmjen e kaluar, trajneri iu ofruar kontrata e re dyvjeçare, derisa bisedimet me Ralf Rangnick dështuan.
Gazidis ka bërë të ditur se ata nuk e kishin menduar zëvendësimin e Piolit me gjermanin, ndërsa kishin plane të tjera me këtë të fundit.
“Siç e kemi thënë edhe më parë, Stefano Pioli ishte kandidati ynë i vetëm për të ardhmen, që të implementojmë vizionin tonë modern te Milani”, ka thënë drejtori.
“Si drejtor gjeneral, kam për detyrë që të zhvillojë më shumë skuadrën dhe marrëdhënia ime me Piolin është shumë e mirë”.
“E kam konsideruar gjithmonë si një lider të vërtetë, andaj edhe ishte zgjedhja jonë e parë”, ka shtuar më tej Gazidis.
Milani është ende pa humbje që kur futbolli u rikthye në Serie A, që ishte ndërprerë në mesin e muajit mars nga coronavirusi.