Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti e Bedri Hamza heqin dorë nga mandati i deputetit, hyjnë Arben Gashi, Paris Guri e Rashit Qalaj

16:38 | 27 Mars 2025
gazmend-muhaxheri,-imri-ahmeti-e-bedri-hamza-heqin-dore-nga-mandati-i-deputetit,-hyjne-arben-gashi,-paris-guri-e-rashit-qalaj

Kreu i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ai i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kreu i Mitrovicës së Jugut Bedri Hamza kanë bërë kërkesë në KQZ që të heqin dorë nga marrja e mandatit të deputetit, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se Gazmend Muhaxheri zëvendësohet me Arben Gashin, Imri Ahmeti me Paris Gurin dhe Bedri Hamza me Rashit Qalajn.

Ka pasur mospajtime për procesin e zëvendësimit të tyre në këtë fazë.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka thënë se duhet patjetër që kryetarët e Komunave të zëvëndësohen sot, meqë ata s’mund ta mbajnë pozitën e kryetarit të Komunës dhe atë deputeti njëkohësisht.

Komento: