Gazmend Muhaxherit i ipet mosmirnjohje nga OVL UÇK Pejë

19:10 | 15 Qershor 2024
gazmend-muhaxherit-i-ipet-mosmirnjohje-nga-ovl-uck-peje

Me rastin e ditës së Çlirimit në Pejë, OVL UÇK Pejë, i ka ndarë “mosmirënjohje”, kryetarit të kësaj komune Gazmend Muhaxheri.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook.

Arsyeja për këtë është se “përgjatë 11 viteve të qeverisjes së tij: – ka injoruar dhe fyer luftëtarët e lirisë. – ka kremtuar edhe Ditën e Çlirimit pa Çlirimtarët, përfshirë edhe homazhet – nuk ka subvencionuar OVL-në as edhe për një lule për varret e Dëshmorëve e shumë arsye të tjera që e bëjnë meritor për këtë mosmirënjohje që i dhurohet në Ditën e Çlirimit të Pejës”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Komento: