Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka fituar çmimin prestigjioz, Grand Exellence 2024.
Vlerësimi i takoi Muhaxherit, në mes 25 personaliteteve të shquara në mbarë botën
Çmimi iu nda mbo motivin – nxitës i bashkëjetesës paqësore mes komuniteteve, dhe për urtësinë e treguar në zbutjen e konfliktualitetit politik.
”Jam i nderuar të ndaj me ju lajmin se kam marrë çmimin prestigjioz Grand Excellence 2024, me motivacionin:
“Si udhëheqës lokal me reputacion të qëndrueshëm për një komunë me rëndësi kombëtare si Komuna e Pejës, si nxitës i bashkëjetesës paqësore mes komuniteteve, dhe për urtësinë e treguar në zbutjen e konfliktualitetit politik, shoqëror dhe ndëretnik.”
Ky vlerësim, mes 25 personaliteteve shqiptare të shquara në mbarë botën, është një pasqyrim i përpjekjeve tona të përbashkëta për ta bërë Pejën një model bashkëjetese, mirëkuptimi dhe progresi.
#GrandExcellence2024”