Gazmir Raci: Muaji nëntor ideal për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta

22:19 | 05 Korrik 2024
gazmir-raci:-muaji-nentor-ideal-per-mbajtjen-e-zgjedhjeve-te-rregullta


Analisti politik, Gazmir Raci vlerëson se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti.

Pasi sipas tij, zgjedhjet e rregullta janë shumë afër.

“Një opsion i mundshëm ke në korrik por opozita nuk ishte e gatshme dhe ishte e çuditshme mos gatishmëria e një pjese e opozitës për me shkuar në zgjedhje të parakohshme. Nuk mendoj që do të ketë zgjedhje të parakohshme se zgjedhjet e rregullta janë shumë afër edhe shtatë muaj”, u shpreh Raci.

Raci ka propozuar si muajin nëntor ideal për mbajtën e zgjedhjeve.

“Nëntori mund të jetë ideal për me u mbajtur zgjedhjet e rregullta se presidentja e ka të drejtën me Kushtetutë me i caktuar zgjedhjet tre muaj para datës së rregullt të zgjedhjeve të rregullta”, theksoi Raci.

Komento: