Gecaj i LDK-së – Vjosa Osmanit: Edhe nga strofulla e COVIDIT nuk e lë rahat popullizmin

14:41 | 20 Nëntor 2020

Këshilltari i Veliut– Vjosa Osmanit: Edhe nga strofulla e COVIDIT nuk e lë rahat popullizmin.

Këshilltari i Agim Veliut, Bajram Gecaj i ka reaguar u.d të presidentit Vjosa Osmani dhe deklaratës së saj të fundit kundër zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj, raporton Gazeta Express.

Gecaj në Facebook ka thënë se Osmani është duke folur nga “strofulli i COVIDIT”, deklaratë që vjen pasi që u.d e presidentit ditë më parë njoftoi se ka rezultuar pozitiv pas testit me koronavirus.

Ai e ka quajtur populiste deklaratën e Osmanit.

“Edhe nga strofulli i COVID-it nuk e lë “rehat” popullizmin”, ka shkruar Gecaj.

Pak më parë, Osmani i ka dalë në krah deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevcit duke i reaguar zëvendëskryeminsitrit Driton Selmanaj dhe deklaratës së tij për të pagjeturit.

Osmani tha se njerëzit e Kosovës nuk janë lodhur duke folur për të pagjeturit por nga politikanët e papërgjegjshëm.

Komento: