Geci dhe Lushtaku: Ka pasur njerëz të Serbisë të infiltruar direkt në UÇK

21:55 | 23 September 2019

Janë vënë ballë për ballë në debat Gani Geci dhe Sami Lushtaku.

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe dy nga figurat që themeluan UÇK’në, të ftuar në emisionin Pressing të T7, kanë konfirmuar se Shërbimi Informativ i Serbisë ka infiltruar njerëz në UÇK, madje deri edhe në Shtab të Përgjithshëm.

Sami Lushtaku ka treguar se Shërbimi Informativ i Serbisë ka infiltruar njerëz në UÇK.

“Shërbimi Informativ i Serbisë ka qenë shumë i fortë dhe ka fut njerëz të vet në UÇK”, ka thënë Lushtaku në Pressing të T7.

“Ka pasur njerëz të Serbisë të infiltruar direkt në UÇK”, është shprehur ish-deputeti.

Derisa Gani Geci tha se të tillë kishte edhe në Shtab të Përgjithshëm të UÇK’së.

“… Madje edhe në Shtab të Përgjithshëm të UÇK’së”, konfirmoi Geci.

“Absolut po”, vulosi Lushtaku.

Komento: