
Gani Geci është intervistuar për 20 orë nga Gjykata Speciale.
Ish-komandanti i UÇK-së, Gani Geci, sot e ka përfunduar intervistën e tij pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale pas njëzet orësh.
Ai tha se nga dëshmia e tij mund të frikësohen vetëm ata që e kanë shkruar “komunikatën numër 59” dhe ata që kanë dhënë urdhër që të vritet Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku.
Geci ka thënë se nuk është me rëndësi se në çfarë cilësie merresh në pyetje pasi që mund të merresh në pyetje si dëshimtar dhe të përfundosh si i dyshuar dhe mund të merresh në pyetje si i dyshuar dhe të përfundosh si dëshmitar.
Ai tha se këtë herë pret që të zbardhet rasti “komunikata 59” pasi që u është përgjigjur të gjitha pyetjeve nga prokurorët dhe pas kësaj gjykate nuk do të merret më me këtë çështje dhe të gjithë ata që do të lirohen ose kjo gjykatë nuk merret më me ta do t’ua japë dorën.
