Gënjeu publikisht, zëvendëskryeministri Bislimi ende në detyrë

14:23 | 11 Mars 2022

Pasi gënjeu publikisht, kryenegociatori Bislimi ende në detyrë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori i shtetit në dialog, Besnik Bislimi, duhet të japë dorëheqje për gënjeshtrën e madhe që ka lëshuar gjatë ditës së djeshme në llogarinë e tij në Facebook, pas takimit me zëvendës-sekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge. Kjo pasi që në betimin që ai e ka bërë kur e ka marrë detyrën si zëvendëskryeministër i Kosovës, është betuar që punën e tij do ta bëjë me përgjegjësi, përkushtim dhe ndershmëri. Gënjeshtra dhe dezinformimi i qytetarëve të Kosovës është një papërgjegjësi totale dhe nuk ka fare lidhje me ndershmërinë. Më e ndershmja që mund të bëjë Bislimi në këtë rast është që të shkojë në shtëpi.

Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi dy ditë më parë është takuar me zëvendës-sekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, dhe pas takimit kishte shkruar si zakonisht pas bisedave të tilla në konton e tij në Twitter. Fatkeqësisht për zëvendës kryeminsitrin Bislimi, Berge nuk u pajtua aspak me çka kishte shkruar ai dhe me një zhgënjim të theksuar e përgënjeshtroi. Edhe një skandal i radhës në diplomacinë kosovare.

Berge ka thënë se fatkeqësisht, përshkrimi i Bislimit nuk përputhet me atë që ka deklaruar në takim lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ky fatkeqësisht, nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge si reagim për zv.kryeminstrin kosovar.

Menjëherë pas kësaj zv.kryeminstri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar duke shprehur keqardhje pas veprimit të fundit i cili u cilësua si skandaloz dhe i turpshëm, pas demantit që i është bërë nga zëvendës-sekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

Në reagimin e tij, Bislimi, pas demantit që mori nga zëvendës-sekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, ka shprehur keqardhje për atë çfarë ka shkruar pas takimit me të.

“Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tweet-in tim të fundit”, tha Bislimi.

“Me të vërtetë falënderues Bjorn Berge për për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tweet-in tim të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhet të thotë “ne informuam”, ka shkruar Bislimi.

Pas pranimit të fajit nga Bislimi, kryenegociatori kosovar është dashur të japë dorëheqje të menjëhershme, pasi që është jo-kompetent dhe ka bërë diçka tepër të pa ndershme. Nëse jo dorëheqje, Kurti do duhej ta shkarkonte Bislimin.

Në betimin e Qeverisë, në ditën kur është betuar edhe Bislimi si zëvendëskryeministër, theksohet se punët dhe detyrat që i marrin, do t’i kryejnë me përgjegjësi, me përkushtim dhe ndershmëri.

“Ne anëtarët e Qeverisë së Republikës së Kosovës të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, betohemi solemnisht se me përgjegjësi, me përkushtim dhe ndershmëri, do t’i kryejmë të gjitha detyrat dhe punët që i kemi të gjitha sipas mandatit të dhënë nga ky Kuvend. Gjithmonë duke zbatuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjin dhe vendimet e miratuara, duke respektuar parimet, normat dhe standardet ndërkombëtare për liri, barazo, demokraci, në interes të përparimit ekonomik, arsimor, kulturor e të gjithmbarshëm të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Betohemi!”, kështu thuhet në tekstin që e ka lexuar Bislimi dhe kolegët e tij në Qeverinë Kurti, ditën kur janë zgjedhur si ekzekutiv.

Dorëheqja e Bislimit është e vetmja rrugë, pasi që diplomacia e Kosovës dje ka marrë një goditje pas gënjeshtrës që bëri vet ai. Kosova dje ka dalë e përqeshur dhe e demantuar shumë keq. Në demantin e tij Bjorn Berge, shkrimin e kishte bërë në formë shumë zhgënjyese. Krejt kjo gënjeshtër erdhi në një kohë kyçe dhe shumë të rëndësishme për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar.

Ndoshta Bislimi është ende pagjumë, siç kishte deklaruar në fushatën zgjedhore që nuk po mund të flejë nga rezultatet që po vijnë.

Komento: