Gennaro Gattuso ia kushton triumfin ndaj Interit motrës që i vdiq

09:45 | 14 Qershor 2020

Napoli ka mposhtur Interin duke kaluar në finale të Kupës së Italisë e ku do të përballet me Juventusin.

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ia ka kushtuar triumfin kundër Interit motrës së vet, Francesca, e cila vdiq në fillim të këtij muaji në moshën 37-vjeçare.

Gattuso i falënderoi lojtarët e Napolit për, siç e quajti, përkushtimin e jashtëzakonshëm, për ta arritur finalen e Kupës së Italisë pas barazimit 1:1 kundër Interit të shtunën mbrëma.

Dries Mertens u bë golashënuesi më i mirë në histori të Napolit më golin e shënuar të në San Paolo, pasi Christian Eriksen e kishte kaluar Interin në epërsi fillimisht.

Ky rezultat ishte i mjaftueshëm për ta dërguar Napolin në finale, ku e pret Juventusi, pasi ndeshjen e parë në San Siro e kishte fituar 1:0, transmeton Express.

Motra e Gattusos, Francesca vdiq në fillim të këtij muaji dhe trajneri italian kalimin në finale ia kushtoi asaj, derisa i lartësoi lojtarët e vet.

“Këtë rezultat ia kushtoj motrës dhe familjes sime. Djemtë ishin të jashtëzakonshëm për përkushtimin e treguar në fushë. I falënderoj sepse luajtën për mua”, tha Gattuso pas ndeshjes.

“Unë e kam një ekip plot cilësi, por patëm vullnet për të quajtur sot sepse jo të gjitha mekanizmat shkuan në drejtimin e duhur. Nuk ishte e lehtë të riktheheshim pas një goli naiv që e pësuam. Por ne treguam karakter”, shtoi ai.

Komento: