
Milani e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Genoas.
Rossonerët janë duke fituar në ndeshjen e xhiros së 14-të.
Milani po avancon 0-2 ndaj Genoas pas 45 minutave të para, shkruan lajmi.
Rossonerët ishin më të mirë nga fillimi, dhe ishin shumë aktiv në sulm.
Ishte minuta e 10′ kur Zlatan Ibrahimovic kaloi në epërsi ekipin e tij pas një goli nga goditja e dënimit.
Edhe në vazhdim Milani pati më shumë raste shënimi, dhe arriti të dyfishojë epërsinë në min e 45+2′ përmes Junior Messias që vulosi rezultatin e pjesës së parë 0-2.
Në anën tjetër Napoli po luan baras pa gola me Sassuolon 0-0.
Pavarësisht rastve, rrjetat nuk janë tundur ende.