Gent Begolli pritet të aderojë në partinë e Behgjet Pacollit

14:57 | 03 September 2019

Gent Begolli pritet të aderojë në AKR.

Gent Begolli, ish-kryeshef i Telekomit e pjesë e AAK-së, sot pritet të kalojë në AKR.

Koha.net këtë e ka mësuar nga një burim, ndonëse, Begolli nuk e ka mohuar por as pohuar.

Koha.net ka kontaktuar me Begollin i cili ka thënë se sapo të merret ndonjë vendim, do ta bëjë publik.

“Ende s’ka asgjë konkrete por do ta merrni vesh më vonë. Ende jemi në bisedime e jam në disa tubime”, ka thënë Begolli pa dashur të jap tjera detaje.

Kujtojmë se Begolli u zgjodh Kryeshef i Telekomit sa ishte në partinë e Ramush Haradinajt, AAK.

Begolli ka qenë edhe drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës në mandatin e parë të Shpend Ahmetit.

Komento: