Gent Cakaj e bën për ‘pesë pare’ Ivica Daçiqin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gent Cakaj e bën për ‘pesë pare’ Ivica Daçiqin

10:21 | 02 Shkurt 2019

Gent Cakaj ka patur të parin takim si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, de facto.

Dhe pikërisht në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe vendeve të Ballkanit, Cakaj është përballur me një situatë të krijuar nga Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç.

Duke parë që në takim gjendej përveç Gent Cakës edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behxhet Pacolli, përfaqësuesi serb ka kërkuar shkas për ta parë këtë si provokim dhe në përpjekje për të ironizuar, që në hyrje të mbledhjes është shprehur:

-Pse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë? Ky është një provokim i rëndë që na bëhet nga ministri i jashtëm Edi Rama.

Por, sipas burimeve për “Opinion.al”, përgjigja që ka ardhur nga përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë, Gent Cakaj ka shkaktuar të qeshura në sallë. Duke ju referuar faktit, që Daçiç është nga Prizreni, Ministri Cakaj është përgjigjur:

– Në fakt zoti ministër ju duhet të ishit skandalizuar më parë, sepse Kosova i ka pasur dy, dhe ka një fjalë që thotë nuk ka dy pa tre! Ju jeni nga Prizreni apo jo, por përfaqësoni këtu Serbinë, ndërsa unë po jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë!

Komento: