Pacolli vazhdon ta përdor veturën zyrtare.
Edhe pse Rrahim Pacolli, më nuk është konsull nderi i Shqipërisë në Kosovë, ai vazhdon të përdor veturën zyrtare diplomatike.
Më 16 prill të këtij viti, ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj kishte shkarkuar biznesmenin Rrahim Pacolli nga pozita e konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, pavarësisht këtij vendimi, Pacolli vazhdon ta përdor veturën zyrtare.
Në fotografitë që ka siguruar lajmi.net, të cilat janë realizuar gjatë ditës së djeshme, Pacolli shihet rrugëve të Prishtinës me veturë zyrtare, pra me targa diplomatike.
I kontaktuar nga lajmi.net dhe i pyetur për shfrytëzimin e veturës zyrtare diplomatike, Pacolli ka thënë se gjatë ditës së nesërme mund të jap një sqarim dhe një përgjigje për këtë.
Më poshtë ju sjellim fotografitë që janë realizuar gjatë ditës së djeshme.