Genta me një dedikim për të dashurin.
Ka tash e sa kohë që biznesmeni turk, Hysein Usta ia ka marrë zemrën bukuroshes Genta Ismajli.
E kjo e fundit nuk po ngurron t’ia shpreh dashurinë çdo ditë e më shumë. Përmes fotografive të përbashkëta dhe dedikimeve të bukura, këngëtarja e mirënjohur po dëshmon se është e dashuruar kokë e këmbë, shkruan rtv21.
“Mënyra se si ti buzëqeshe… e dija se e dëshiroja këtë në jetën time.. të dua beb”, shkroi artistja e mirënjohur krahas fotografisë.
Ajo së fundmi, gjatë një interviste tregoi se Ustën e ka takuar rastësisht në një restaurant dhe u shpreh që ka qenë dashuri në shikim të parë. Genta dhe biznesmeni turk lidhjen e tyre janë duke e vazhduar drejt martesës. “Me m’ba këngëtare, une këngëtare jom, a nuse te shohim”, tha Genta, duke qeshur.
Artistja nga Kosova mendon të bëhet edhe nënë, epitet për të cilin tha se është duke menduar dhe gjithë ka menduar të bëhet nënë.