
Kush është burri që po e puthë Genta?
Genta Ismajli është njëra ndër artistet e njohura dhe mjaft të dashura për publikun.
Këngëtarja shqiptare, krahas karrierës muzikore, aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, ku po publikon pamje të ndryshme.
E kur jemi te këto të fundit, 35 vjeçarja pak më parë publikoi disa storie në instagram për 408 mijë ndjekësit e saj.
Në njërën prej tyre, Genta shihet duke e puthur në faqe një burrë, teksa nuk shkroi ndonjë mbishkrim rreth stories.
Ndërsa, në disa storie tjera, Genta duket mjaft tërheqëse e veshur me fustan, shkruan rtv21.
Kujtojmë që projekti i fundit i Gentës është “Zjarr”, i cili është publikuar më 30 mars dhe deri tani ka rreth 2 milionë klikime.
