
Ka disa javë që në medie përflitet për peshën që Genta Ismajli ka marrë.
Por, tanimë nuk ka më dyshime, këngëtarja shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.
Përmes një video të publikuar në “Tik-Tok”, Genta Ismajli shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa është kujdesur që ta fshehë përmes një bluze të gjërë, por që nuk ka arritur ta bëjë aq mirë një gjë të tillë.
Genta Ismajli dhe bashkëshorti i saj, Ustah, ka vite që janë në lidhje dashurie, ndërsa në një intervistë të dhënë kohë më parë, çifti u shprehën se historia e tyre ishte dashuri në shikim të parë.

Jeta e tyre tani po zhvillohet mes Zvicrës dhe Turqisë, por që as ardhjet në Kosovë nuk mungojnë nga çifti.


