Genta Ismajli publikon pamje nga skenat atraktive të klipit të ri

10:17 | 22 Gusht 2020

Genta Ismajli po i rikthehet muzikës, publikon pamje nga skenat atraktive të klipit të ri.

Këngëtarja Genta Ismajli ka kohë që ka paralajmëruar rikthimin e saj në muzikë.

Ajo tani ka gati një këngë të re me klip, e cila do të jetë shumë shpejt në duart e publikut.

Këngëtarja me prejardhje nga Gjilani ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram ‘trailer’-in e klipit, i cili duket se do të jetë mjaft interesant.

Në disa prej skenave të publikuara, këngëtarja shihet të ketë shpenzuar mjaft për klipin e saj, duke angazhuar një helikopter privat.

Dukja e saj atraktive dhe me stil do të jetë një tjetër detaj plotësues i këtij klipi, që shënon rikthimin e saj pas kaq shumë kohësh në muzikë.

Këngëtarja përndryshe ka qenë e distancuar pak kohë nga muzika, kjo pasi i është përkushtuar më shumë jetës private, përkatësisht lidhjes me biznesmenin turk Huseyin Usta.

Komento: