Genta po e ‘çmend’ me këtë këngë të dashurin turk

10:26 | 20 Janar 2020

Kjo këngë e Gentës është e preferuara e dhëndrit turk.

Pas shumë kohësh beqare biznesmeni turk e bëri për vete këngëtaren Genta Ismajli.

Dashuria e tyre kaloi kufijtë duke plotësuar kështu njëri-tjetrin, shkruan Kosovarja.

Çifti po marrin vëmendje të vazhdueshme qysh prej që e bënë publike lajmin që janë bashkë.

Ata vazhdimisht shfaqin dashurinë ndaj njëri-tjetrit, me surpriza të shumta. Po e jetojnë dhe shijojnë çdo moment bashkë, duke mos hezituar ta ndajnë me publikun.

Dita-ditës publiku po i njeh edhe preferencat e tyre, si në muzikë, ushqim etj.

Së fundi në një llogari me emrin e tyre është shfaqur i dashuri i Gentës duke dëgjuar këngë të saj.

Duket se kënga “Zemra thyhet” është e preferuara që ai e pëlqen nga këngët e Gentës.

“My baby lıstenıng to hıs Favorite song”, shkruhet krahas videos.

Komento: