Këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismajli ka paralajmëruar fansat se ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në studio duke incizuar këngën e re, shkruan rtv21.
Këngëtarja nuk ka zbuluar detaje tjera, mirëpo mbetet të shihet se me çka do t’i befasoj fansat.
Ndryshe, “Papi” është projekti i fundit muzikor që Genta ka publikuar në muajin gusht dhe deri tani kjo këngë në Youtube ka arritur mbi katër milionë klikime.