Genta zbulon dhuratën e shtrenjtë që ia bëri i dashuri

10:39 | 23 Dhjetor 2019

Genta Ismajli, tashmë edhe zyrtarisht është në lidhje dashurie.

Genta Ismajli është një nga këngëtaret më të dashura dhe më simpatike. Ajo është një nga ato këngëtare që jetën e saj private e ka mbajtur larg syrit të mediave rozë.

E ftuar pak kohë më parë në emisionin “Ftesë në 5” këngëtarja tregoi se nuk ishte në një lidhje dhe se do të donte që partneri i ardhshëm të kishte një trup të bukur dhe të mos bëhej xheloz.

Por pak kohë më parë ‘Prive.al’ publikoi një video ku Genta shfaqej duke u puthur me një mashkull.

Më pas u zbulua se ai quhet Husen dhe është një biznesmen turk, 39-vjeçar. Tanimë biznesmeni i ka dhuruar një makinë supërluksoze tip “Range Rover” dhe bashkë me të një tufë me trendafila të kuq.

“Jeta është e bukur”-shkruan këngëtarja në krah të fotos.

Komento: