Ndeshja mjaftë interesante ishte ajo mes Liverpoolit dhe Barcelonës.
Steven Gerrard ka pranuar se është larguar nga ‘Anfield Road’ para përfundimit të kësaj ndeshje.
Liverpool siguroi finalen e Ligës së Kampionëve pas një përmbysje të madhe në shtëpi, duke e mundur Barcelonën 4:0, teksa ndeshjen e nisi me rezultat aspak të përshtatshëm prej 3:0 nga ndeshja e parë.
Gerrard, ka thënë se minutat e fundit të ndeshjes nuk i ka ndjekur në Anfield, dhe për këtë ka një arsye interesante.
“E kisha të vështirë t’i kontrolloja nervat e mia në Anfield”, ka deklaruar ish kapiteni i Liverpool, përcjell lajmi.
“M’u desh të largohesha para përfundimit të ndeshjes. Kam pasur me mua vajzën time katër vjeçare, dhe e kam përdorur atë si justifikim për t’u larguar, duke thënë se ajo kishte shkollë të nesërmen”.
“Por me të vërtetë ishte më shumë me nervat e mia. Zoti e di se çfarë po kalonin lojtarët. Unë nuk isha në gjendja të qëndroja për të parë se si Coutinho, Suarez apo Messi do të mund të thyenin zemrën time”.