Gërvalla dhe Peci japin lajmin: Analisti Blerim Gashi aderon në GUXO

11:56 | 07 Dhjetor 2025

Kryetarët e GUXO, Donikga Gërvalla-Schëarz dhe Faton Peci kanë prezantuar aderimin e ‘minutës së fundit’. Bëhet fjalë për analistin Blerim Gashi.

E plotëGërvalla dhe Peci japin lajmin: Analisti Blerim Gashi aderon në GUXO:

Sot, rrugëtimit tonë politik i bashkohet Blerim Gashi, jurist dhe politolog, një emër i njohur i përballjes pa kompromis kundër propagandës dhe dezinformimit si dhe për qasjen e qartë, të argumentuar dhe profesionale në debatin publik e politik.

Me përvojë të gjatë në hartimin e politikave publike dhe komunikimin strategjik, Blerim Gashi ka dëshmuar se guximi intelektual dhe integriteti personal janë themeli i qeverisjes së mirë. Angazhimi i tij për transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje qytetare e ka bërë një zë të besueshëm dhe të respektuar në hapësirën publike kosovare.

Analizat e tij të drejtpërdrejta, shkrimet e guximshme dhe paraqitjet publike me qëndrime të qarta, kanë kontribuar në forcimin e kulturës demokratike dhe në promovimin e një shteti që u shërben qytetarëve, jo interesave të ngushta.

Me Blerim Gashin në listën e koalicionit Vetëvendosje – Guxo – Alternativa – PShDK, bashkë me profesionistë të tjerë të dëshmuar, vazhdojmë punë e angazhimin tonë për qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore, në shërbim të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, me orientim të qartë drejt integrimit euroatlantik.

Mirë se erdhe, Blerim!

Komento: