Gërvalla dhe Peci shkojnë me lule te Presidentja, ia urojnë fitoren e 14 shkurtit

21:09 | 15 February 2023

Dy kryetarët e Guxo shkojnë me lule te Presidentja, ia urojnë fitoren e 14 shkurtit.

Dy bashkëkryetarët e Listës Guxo, njëherit ministra të Qeverisë Kurti, kanë shkuar sot te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për t’ia uruar fitoren zgjedhore të 14 shkurtit, dy vite më parë, në koalicionin me Vetëvendosjen.

Në njoftimin e tyre, ata kanë shkruar se binomi Vjosa-Albini, ishin shndëruar në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë.

“Për të kujtuar së bashku fitoren historike të 14 shkurtit 2021, së bashku me ministrin Faton Peci, në emër të Partisë Guxo vizituam dje Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministrin z. Albin Kurti. Binomi Vjosa-Albini në zgjedhjet e 14 shkurtit u shndërrua në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë, drejtësi dhe punë, shtet ligjor, transparent dhe demokratik”, ka shkruar Gërvalla.

“Kemi dhe shumë punë për të bërë. Rruga e nisur së bashku është e gjatë, plot sfida por edhe suksese të dukshme tashmë. Po e citoj poetin:” “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!””, thuhet në fund.

Komento: