Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj Snezhana Paunoviq te Kryeprokurori i Shtetit

15:40 | 16 Korrik 2026
gervalla-dorezon-kallezim-penal-ndaj-snezhana-paunoviq-te-kryeprokurori-i-shtetit

Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, tha se ka deponuar kallëzimin penal ndaj ministres serbe, Snezhana Paunoviq, për deklaratën e saj për “spastrim etnik” në Kosovë.

“Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje dhe mosdurimit. Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrativave që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike si dhe nxitjen e urrejtjes”, shkroi Gërvalla.

Ajo shtoi se deklaratat publike që synojnë të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të trajtohen si retorikë e zakonshme politike.

“Ato mbajnë pasoja të rënda historike, juridike e njerëzore”./Gazeta10

Komento: