
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në një drekë lamtumirëse të organizuar nga Ambasada Gjermane, pas përfundimit të mandatit të shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Në një komunikatë për media, nga MD thuhet se Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e ambasadorit Orav.
“Takimet me të ishin gjithmonë frytdhënëse dhe të drejtpërdrejta, sepse ai e kuptonte thellë Kosovën dhe kontribuonte në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për avancimin e proceseve strategjike dhe reformave kyçe”
“Ambasadori Orav po largohet nga Kosova e detyra e tij zyrtare si diplomat, por do të mbetet gjithmonë e gjithnjë mik i vërtetë dhe shumë i çmuar i Kosovës.
Faleminderit, Ambasador Orav!”, ka thënë ajo.
