
Kosova përshëndet pranimin e Suedisë në Aleancën Veri-Atlantike – NATO.
Është Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, që e ka quajtur tejet të rëndësishëm këtë lëvizje.
“Pranimi i Suedisë në aleancën e NATO-s është lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për Evropës dhe arkitekturën e sigurisë së kontinentit tonë”, ka shkruar Gërvalla.
“Me këtë rast historik, i përçoj urimet palës suedeze, ministrit Tobias Billstrom dhe popullit mik të Suedisë”./Front Online