Gërvalla flet për Albright: Ishte e fuqishme, ajo mund të bënte ndryshimin

11:02 | 23 October 2022

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në fjalën e saj në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, foli për ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright.

Ajo u shpreh se Albright ishte një prej njerëzve më të rëndësishëm për Kosovë.

“Albright ishte ajo që ndërroi rrjedhën e historisë, politikanja më e vendosur në botë në atë kohë.Mobilizimi i grave ka të bëjë me barazinë dhe cilësinë, sepse gratë sjellin një cilësi tjetër, shumë më të kërkuar në tavolinë”, u shpreh ajo.

Gërvalla u shpreh se Albright ishte e fuqishme dhe ajo mund të bënte ndryshimin, përcjell Klankosova.tv.

“Albright ishte më e mirë dhe më e fuqishme se shumë nga kolegët e saj, sepse ishte ndryshe mund të bënte ndryshimin. Gratë duan dhe gratë mund ta bëjnë diferencën. Gratë duhet të jenë edhe më të mira, të punojnë edhe më shumë për të qenë të suksesshme, mobilizimi i potencialit të grave ka të bëjë me barazinë”, u shpreh tutje ajo.

Komento: