Gërvalla flet si analiste në Kuvend, akuzon ashpër evropianët: Krekoset me fjali të çuditshme

16:56 | 06 Prill 2023

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kosovës për 2 vjetorin e Qeverisë së Kosovës.

Gërvalla ka lëshuar disa “perla” në fjalim duke bërë akuza si të ishte analiste politike e jo kryediplomate.

“Me lajme të rreme, kampanja denigruese po përpiqen të na ndalin. Një homolog i imi në vendin nordik, më tha je yll i ndritshëm i demokracisë në rajon. Kurrë s’kemi pasur kaq miq të fortë”, tha fillimisht ajo.

Sipas Gërvalles, qeveria e ka lëvizur Kosovën nga “Liga e Lagjes”, në “Ligën e Evropës”.

“Kjo qeveri vendin e ka lëvizur nga liga e lagjes, në Ligën e Evropës. Me punë, seriozitet e kemi zhbllokuar procesin e liberalizimit të vizave. As Kali i Trojës në formën e Open Ballkan nuk na duhet, nuk na duhen as mini-schengenët”, tha ajo.

Për më shumë, ajo akuzoi ashpër evropianët.

“Ne kemi vuajtur në trupin tonë, çfarë ndodhë nëse Evropa ngurron. Në Bosnjë në Kosovë, edhe tani në Ukrainë, pa Amerikën do të ishim të humbur të gjithë. BE s’ka treguar moralin për të shkuar në luftë si Kosova, asnjë vend evropian s’pati kurajon t’i qëndrojë pranë Ukrainës para invazionit rus”, tha ajo.

“Kjo është mrekullia e referendumit të 14 shkurtit. Ka dhe shumë për të thënë”, tha ajo.

Komento: