Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës i ka thur lëvdata kryeministrit Albin Kurtit.
Gërvalla ka thënë se Kurti nuk frikësohet të takohet me mërgatën.
“Mos bërtisni, unë iu kuptoj, se iu njoh shumë mirë. Edhe si pjesë e qindra mijëra shqiptarëve jashtë vendit, se kur keni ardhur në ambasada me vllazën, motra të juaj, keni ardhur e keni nejtë veç me njerëz që keni bërë biznese, keni paguar 500 mijë euro për libra, e nuk keni marrë guximin me ardhur me u taku me neve, që keni qenë pjesë e komunitetit atje. Fort mirë e kuptoj që ju çuditeni siç mundet kryeministri me ardhur vullnetarisht e me taku mërgatën. Qysh nuk frikësohet me taku mërgatën, flet me ta, iu përgjigjet pyetjeve, dëgjon kritikat, dhe mundohet. Para se me fol, është mirë me dëgjuar, janë ‘live’ tubimet që kemi mbajtur”, ka thënë Gërvalla.