Gërvalla kërkon në Strasburg që anëtarësimi i Kosovës në KiE të trajtohet në mënyrë të drejtë

13:15 | 26 Qershor 2024
gervalla-kerkon-ne-strasburg-qe-anetaresimi-i-kosoves-ne-kie-te-trajtohet-ne-menyre-te-drejte

Në kuadër të takimeve që po zhvillon në Strasburg, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos, me të cilin diskutuan rreth finalizimit të procesit të anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo theksoi vlerësimin e madh të Kosovës për punën e përkushtuar të PACE dhe rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Kosovës për të përmbushur të gjitha detyrimet pas anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare.

“Ministrja Gërvalla nënvizoi rolin thelbësor të Presidentit të PACE në bashkëpunimin me Komitetin e Ministrave për të siguruar që anëtarësimi i Kosovës në KiE të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe në përputhje të plotë me opinionin e PACE”, thuhet në njoftim.

Komento: