Gërvalla: Në Këshillin e ministrave në BE u kërkova të ragojnë për aktin e agresionit të Serbisë më 24 shtator

20:54 | 13 Nëntor 2023
gervalla:-ne-keshillin-e-ministrave-ne-be-u-kerkova-te-ragojne-per-aktin-e-agresionit-te-serbise-me-24-shtator

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ishte pjesëmarrëse në takimin e ministrave të BE-së me ata të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i kryesuar nga Josep Borrell.

Aty, Gërvalla tha se ka kërkuar nga kolegët e saj të reagojnë me shpejtësi dhe qartë ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori për të parandaluar përshkallëzimin e radhës.

“Në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së u kërkova kolegëve të mi që të reagojnë qartë dhe me shpejtësi ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori për të parandaluar përshkallëzimin e radhës. Ne kemi nevojë që BE të rimendojmë dhe rivlerësojmë politikën e saj të sigurisë”, shkruan Gërvalla në X.

Komento: