Gërvalla nga Luksemburgu thekson nevojën e integrimit të Ballkanit në BE si përgjigje ndaj agresionit rus

13:37 | 24 Qershor 2024
gervalla-nga-luksemburgu-thekson-nevojen-e-integrimit-te-ballkanit-ne-be-si-pergjigje-ndaj-agresionit-rus

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Luksemburg, ka marrë pjesë në takimin e rregullt të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Në fjalën e saj Gërvalla, tha se përgjigja më e mirë ndaj agresionit rus është integrimi i shteteve pro evropiane në Bashkimin e Evropian (BE).

“Erdhëm sot në Luksemburg për të diskutuar integrimin e mëtejmë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, dhe jo vetëm të Ballkanit Perëndimor. Besoj se kjo është tema kryesore. Duke e parë integrimin e gjithë Evropës, atyre shteteve që qëndrojnë pranë vlerave evropiane, mbështesin principet evropiane dhe nuk janë vetëm çështje politike, por janë për rritjen e sigurisë në Evropë në kohën kur po ballafaqohemi me agresionin rus në Ukrainë, dhe kur  një Bashkim Evropian më i fuqishëm është një përgjigje më e mirë për t’iu përgjigjur sfidave të sotme dhe atyre të së ardhmes”, tha ajo.

Gjatë kësaj vizite zyrtare në Luksemburg, Ministrja Gërvalla, do të marrë pjesë në shënim e Ditës Kombëtare të Luksemburgut, me ftesë të Dukës së Madh.

Komento: