Gërvalla ngushëllon për vdekjen e dy mërgimtarëve në Hungari: Po kryhen procedurat për kthimin e trupave

12:51 | 06 Janar 2024
gervalla-ngushellon-per-vdekjen-e-dy-mergimtareve-ne-hungari:-po-kryhen-procedurat-per-kthimin-e-trupave

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, i ka ngushëlluar familjarët e dy të rinjve nga Kosova të cilët vdiqën si pasojë e një aksidenti trafiku në Hungari.

Ajo iu ka siguruar familjarëve të viktimave mbështetje institucionale.

“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari. Sapo kontaktova me familjarë të viktimave dhe iu shpreha ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre”, ka shtuar ministrja./Front Online

Komento: