Gërvalla optimiste se do të sjellë rezultate konkrete në takimin e Ministrave të Jashtëm në Berlin

12:36 | 21 October 2022

Takimi i Ministrave të Jashtëm në Berlin, Gërvalla optimiste se do të sjellë rezultate konkrete.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla përmes një postimi ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të procesit të Berlinit.

Ky takim mbahet me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Gjermani.

Gërvalla u shpreh optimiste se ky takim do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët e Kosovës.

“Pritshmëri të mëdha përpara Takimit të Ministrave të Jashtëm sot në Berlin me ftesë të MPJ-së gjermane. Jemi optimistë se do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë”, ka shkruar ajo.

Komento: