Gërvalla pas takimit me ministrin shqiptar: Republika e Shqipërisë është partneri më i rëndësishëm i Kosovës

22:24 | 15 Janar 2024
gervalla-pas-takimit-me-ministrin-shqiptar:-republika-e-shqiperise-eshte-partneri-me-i-rendesishem-i-kosoves

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla, pas takimit me homologun e saj shqiptar, Igli Hasani, ka thënë se e ka falënderuar atë për vizitën dhe bisedën vëllazërore.

“Mesazhi që përçon kjo vizitë në këtë vend dhe në prag të datës 17 janar, 42-vjetorit të atentatit në Gjermani, shkon shumë përtej një vizite zyrtare të një Ministri të Punëve të Jashtme në një vend fqinj”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka thënë se Republika e Shqipërisë është partneri më i dashur dhe më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës.

“Thellimi dhe forcimi i marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme në të gjitha fushat, është jo vetëm amaneti i të parëve tanë, por i kontribuon zhvillimit të të dy vendeve tona dhe stabilitetit dhe paqes afatgjatë të rajonit tonë”, është shprehur ministrja.

Gërvalla ka njoftuar se nesër nga ora 09:00 do të kenë takim në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe pas takimit do të deklarohen për mediat.

 

Komento: